Google ADS

Dega e Rinisë Demokratike, në Lipjan: Gati për Dekadën e Re, dekadën e të rinjve dhe perspektivës së vendit

21:20 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Dega e Rinisë Demokratike, në Lipjan, ishte mikpritëse e tryezës së radhës së diskutimit me temën “PDK dhe Dekada e Re”, me iniciativë të Institutit për Studime Politike, ku ishin të pranishëm kryetarja e Degës së PDK-së, në Lipjan, Selvije Halimi, deputeti Ilmi Reçica, ministrja Dhurata Hoxha, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi si dhe Florit Hoxha, Arben Geci, të rinj e të reja, të nëndegëve dhe kryesisë së Rinisë Demokratike, dega në Lipjan.

Sipas njoftimit për media, tryezën e hapi Rinor Retkoceri i cili theksoi se të rinjtë janë të gatshëm që të pasurojnë edhe më shumë dekadën e tyre-Dekadën e Re. Sa herë që ishte aktive Rinia Demokratike, kishte edhe zhvillime në PDK, theksoi ai dhe ftoi të rinjtë e pranishëm, të bëhen pjesë e debatit dhe angazhimit në Dekadën e Re.

Kryetarja Selvije Halimi, ftoi të rinjtë të marrin përgjegjësitë për të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke ritheksuar se shqetësimet e rinisë, do të gjejnë hapësirë dhe vëmendje në platformën e PDK-së, sepse, theksoi ajo, të rinjtë, të moshës tuaj, sollën lirinë dhe u bënë shtylla të shtetformimit dhe shtetndërtimit dhe tash jemi në fazën kur ju me platformën e Dekadës së Re, bëheni pjesë e suksesit kur secilit të ri, ia tregoni vizionin Tuaj, me besim në institucione, lidership dhe integrim.

Deputeti Ilmi Reçica, theksoi se rinia ka rrol të pazëvendësueshëm dhe ta shfrytëzojnë energjinë e vet, në dobi të atdheut. Ne me vlerat tona, jemi pa konkurrencë në ofertat politike, sepse kemi dhënë rezultate të jashtëzakonshme dhe ju jeni ripërtëritje e cila do t’i kontribuojë vendit dhe secilit qytetar të vendit. Ai ka vlerësuar zgjedhjet në RD si dhe angazhimin e rinisë në përcjelljen e mesazhit dhe imazhit të rinisë shembullore të vendit tonë. Rinia është frymëzim për vendin tonë, sepse, fuqizimi i rinisë, është fuqizim i PDK-së dhe Dekadës së Re, theksoi ai, duke theksuar veprimtarinë patriotike të rinisë, nga Lufta e dytë botërore, deri në luftën e UÇK-së, thuhet në komunikatë.

Ndërsa ministrja Dhurata Hoxha, ka cekur se takimi me të rinjtë është takim mjaft inkurajues, sepse ekziston një përkushtim i fuqishëm i të rinjve për Dekadën e Re. Vendi ynë, ka hyrë në Dekadën e Re, me besim, zhvillim dhe integrim, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se proceset nëpër të cilat po kalojmë, janë siguri për të ardhmen e të rinjve tanë, brenda vlerave të Bashkimit Evropian. Dekada e Re, me Besim, zhvillim dhe Integrim bëhet platformë gjithëpërfshirëse e rinisë tonë, si e tashmja dhe ardhmja jonë në integrimet euro-atlantike.

Donjet Bislimi, kryetar i RDK, theksoi rëndësinë e debatit në mesin e të rinjve, opinioneve se nga po shkojmë dhe çka duam të arrijmë, duke trajtuar Dekadën e Re, si motiv të fuqishëm për të sjell ndryshim cilësor në jetën e qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. Emblema e shtetit tonë, theksoi ai, është PDK dhe rinia e saj.

Ndërsa Arben Geci vlerësoi lartë interesimin e të rinjve, për të debatuar dhe për t’u bërë pjesë e debatit, por në të njëjtën kohë të rinjtë japin vizion për Dekadën e Re, duke e plotësuar me kreativitetin dhe energjinë e të rinjve gjithandej vendit.

Në debat morën pjesë edhe Florent Hoxha dhe të rinjtë tjerë, të cilët parashtruan pyetje për panelin e tryezës rreth procesit integrues, vlerave të rinisë tonë, punësimit, impenjimin e të rinjve dhe të rejave në institucionet duke prezantuar dhe duke marrë përgjegjësi për çështjet rinore, e bënë tryezën shumë interesante dhe me vlerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme