Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Vushtrri kanë reaguar për emërimet e reja të cilat kanë ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Sipas një njoftimi për media, në reagim thuhet se Xhafer Tahiri nuk e ka respektuar marrëveshjen e arritur në Kryesinë e LDK-së, në Vushtrri.
“Këtë zotim Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i Tahirit për Kryetar Komune”, thuhet në reagim.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Kryesisë së LDK-së, dega në Vushtrri:
Të nderuar qytetarë, simpatizant, aktivistë, veprimtarë e anëtarë më besnik të LDK-së në Vushtrri.
Shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega në Vushtrri, nuk pajtohet me emërimet më të reja në qeverisjen lokale, për këto arsye:
Në radhë të parë z.Tahiri nuk ka respektuar marrëveshjen e arriture në Kryesinë e LDK-së në Vushtrri kur është prishur koalicioni me LVV-në, pjesë të së cilës marrëveshje ztr.Tahiri i ka bërë publike në konferencën për media ku deklarohet se pjesën e mbetur deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale do ta udhëheqë e vetme LDK.
Këtë zotim ztr.Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i ztr.Tahirit për Kryetar Komune,
Përkrahja publike për kandidatin e PDK-së, e ka bërë drejtoresha në fjalë si asambleiste në seancën e fundit të Asamblesë Komunale datë 27.09.2017, ku për përkrahjen publike të saj në Asamblenë Komunale, si keqpërdorim të foltores së kuvendit kishte reaguar ish Kryetari i LDK-së Dega në Vushtrri njëherit edhe asambleistë i kuvendit komunal.Si dëshmi po prezantojm pjesë nga fjalimi i saj në përkrahje të kandidatit të PDK-së dhe reagiminin e Hysni Gërgurit:
Emërimi i kësaj drejtoreshe në këtë dikaster ne si shumicë e kryesisë së LDK-së, e konsiderojmë edhe si konflikt interesi për arsye se e emëruara për sa ishte pjesë e shoqërisë civile apo pjesë e Organizatës Fodem ka qenë edhe përfituese e granteve dhe subvencioneve nga kjo qeveri komunale,
Për faktin se u shkel vullneti i shumicës së elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së, i cili vullnet përfaqësohet me legjitimitet politik në shumicën e Kryesinë e LDK-së Dega në Vushtrri,
E ajo e cila më së shumti e intrigon këtë shumicë të kryesisisë së LDK-së Dega në Vushtrri është pjesa pse ztr.Tahiri emëron drejtor të PDK-së në emër të LDK-së, e nga këto veprime të ztr.Tahirit lind dyshimi se ztr.Tahiri ose ka marrëveshje me PDK-në ose është i shantazhuar nga PDK. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...