Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur me datë 22 shkurt ka dalë me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kjo degë i dha mbështetje edhe organizimit të një Kuvendi të ri zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, për shkak të rezultateve të dobëta.
Deklarata e plotë:
Nga Mbledhja e Kryesisë së LDK-së – Pejë, Datë: 22 shkurt 2021
Në mbledhjen e rregullt, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega e Pejës, të mbajtur më 22 shkurt 2021, në cilën mori pjesë shumica absolute e anëtarëve të Kryesisë, u diskutua për rezultatin e zgjedhjeve, si dhe për propozimin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme partiake. Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të Kryesisë, me qëllim që të jemi kontribues për një proces demokratik, Kryesia u pajtua për të lëshuar këtë:
DEKLARATË
Pavarësisht rrethanave specifike në të cilat ndodhet tani, Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e cila gjithmonë e ka pasur rolin kryesor të shtetndërtimit dhe të ndërtimit të demokracisë, duhet të vazhdoj pa asnjë dilemë t’i ruajë vlerat dhe parimet demokratike, të cilat janë themel i organizimit të partisë dhe i funksionimit të shoqërisë sonë.
Kryesia e LDK-së në Pejë mbështet propozimin e udhëheqjes së partisë për mbajtjen e Kuvendit të Parakohshëm Zgjedhor, në të cili do të zgjedhen strukturat e reja drejtuese të partisë.
Kryesia e LDK-së në Pejë do të japë kontributin e vet aktiv me 30 delegatët e zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor të datës 6 korrik 2019.
Kryesia e LDK-së do të mbështesë të gjitha nismat të cilat mundësojnë një garë demokratike, me konkurrencë të barabartë, me më shumë se një kandidat, të cilët do t’i nënshtrohen votimit të fshehtë.
Me respekt
Gazmend Muhaxheri
Kryetar i LDK-së – Dega e Pejës./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi