Google ADS

Dega e LDK-së kërkon përjashtimin e Isa Mustafës nga LDK-ja

17:56 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Dega e LDK-së në Rashincë të komunës së Shtimes përmes një komunikate ka njoftuar se nuk e njeh më Isa Mustafën kryetar të kësaj partie.

Në këtë kumtesë është kërkuar urgjentisht përjashtimi i Isa Mustafës nga subjekti të cilin e udhëheq.

“Pas analizimit të gjendjes se krijuar me prishjen e koalicionit dhe rënien e qeverise Mustafa, Nëndega e LDK-Rashincë Shtime del me këtë njoftim. Nga sot nuk e njohim Isa Mustafën për kryetar të LDK dhe kërkojmë që urgjentisht të perjashtohet nga subjekti jonë politik. Për fajet dhe demët e shkaktuara popullit të Kosovës kërkojmë nga Prokuroria të fillojë hetimet ndaj tij. Me respekt Kryetari i Nëndegës Gazmend Haxhiu”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme