Dega e 33-të e Bankës Ekonomike u hap sot në Leposaviq

12:40 | 16 Janar 2025
E.H

Banka Ekonomike sot ka hapur degën e saj më të re në Leposaviq, duke u bërë kështu banka e parë shqiptare në veri të vendit.

Si në çdo pik tjetër edhe në Leposaviq, Banka Ekonomike ofron shërbime moderne për qytetarët dhe bizneset të pajisur me teknologjinë më të fundit.

Para hapjes së degës së re në Leposaviq, Banka Ekonomike muaj më parë ka hapur edhe degën e saj në Mitrovicën e Veriut.

E sot në ceremoninë solemne të hapjes mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili e ka mirëpritu avancimin e Bankës Ekonomike edhe në veri të Kosovës.

“Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit”, ka thënë Kurti.

Pika e 33-të e Bankës Ekonomike ka aktualisht pesë punëtor, tre serb e dy shqiptar.

Ndryshe, shtrirja e sovranitetit në veri të Kosovës po vazhdon të realizohet ende. Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë pjesë të territorit kosovar ishte e pamundur për shkak të numrit të madh të bandave kriminale të cilët nuk lejonin të gjejnë paqe qytetarët.

Për disa vite, tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe situata ka filluar të normalizohet.

Për herë të parë në histori të vendit, Banka Ekonomike e vetmja bankë shqiptare është hapur sot në Leposaviq.

Banka Ekonomike është banka e vetme me pronar shqiptar që ka arritur të depërtoj në veri me hapjen e pikës së re muaj më parë në sheshin ‘Car Llazar’ dhe sot në Leposaviq.

Pika e re gjendet shumë pranë Komunës së Leposaviqit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm