Iniciativa për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është e drejtë, është e saktë, është në kohën e duhur, është e përgjegjshme, dhe do të jetë e koordinuar dhe e suksesshme, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi, i cili ka treguar që sot ka pasur një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë të shkëlqyera, speciale.
“Ndihem tepër mirë që në dy dekadat e fundit jam një nga ata që i kam ushqyer ato raporte vazhdimisht dhe kam prodhuar argumente për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta mbështesin Kosovën edhe më tepër”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTK.
“Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen – me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, është shprehur i pari i vendit, raporton Gazeta Express.
“Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Është e drejta jonë kushtetuese, është e drejta jonë ligjore, është e drejta jonë historike, dhe kjo është garanca për të ardhmen tonë, që të jemi pjesë e NATO’s”, është shprehur Thaçi.
http://www.dailymotion.com/video/x5fqh97_h-thaci-per-ushtrine_news#tab_embed
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...