Google ADS

Dedaj vazhdon dëshminë në Speciale

08:46 | 7 Nëntor 2023
A Z

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndryshe dje Gjergj Dedaj ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 1998 në Drenicë.

Ai tha se nuk iu kujtohen ngjarjet, për të cilat kishte dhënë deklaratë më herët para hetuesve të ZPS-së.

Dëshmia e dëshmitarit Dedaj do të vazhdojë edhe sot ku pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, ai do të merret në pyetje edhe nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin Thaçi dhe të tjerët./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme