Në Mejë të Gjakovës nesër përkujtohet masakra e këtij fshati, e me këtë rast Kryetari i Partisë liberale të Kosovës Gjergj Dedaj ka thënë se kjo masakër që është më e madhja në Kosovë, s’e ka vëmendjen e merituar, “ajo shpesh injorohet dhe anashkalohet”.
Këto deklarata Dedaj i bëri në “Kosova Direkt” në Klan Kosova, duke thënë më tej se kjo masakër ku mbetën të vrarë afër 400 shqiptarë, duhet të ketë vëmendje institucionale.
“Nesër shënohet përvjetori i masakrës së Mejës, nesër me 27 prill bëhen 17 vite prej masakrës më të madhe në Kosovë. Me 27 prill 1999 forcat policore ushtrake kriminale vranë afër 400 shqiptarë të pafajshëm”.
“Kjo ishte një masakër që ka tronditur gjithë opinion ndërkombëtar. Fatkeqësisht kjo masakër se ka vëmendjen e merituar shpesh herë injorohet dhe anashkalohet”.
“Nuk e di për çfarë qëllimi por mendoj se kjo masakër duhet të ketë një vëmendje më të madhe institucionale”.
Dedaj shtoi se shpesh herë ka ngritur zërin për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Jo që unë ngrita zërin që e kam përjetuar vet, por jam soldiardu me të gjitha familejt që i kanë humbur më të dashurit e tyre. Sidomos të Gjakovës, si komuna më e dëmtuar e luftës”.
“Ligji dhe drejtësia nuk kanë shkuar në vendin e duhur, nuk është arrestuar askush për këtë masakër”.
“Faktkeqësisht deri më sot askush s’ka dhënë përgjegjësi për këtë masakër”.
“Meja dhe Gjakova meriton një premtim ma korrekt dhe dinjitoz të Insitutcioneve të Kosovës”.
Dedaj foli edhe për organizimin që do të bëhet nesër në përkujtim të të vrarëve.
“Nesër fillimisht do të ketë vizita nëpër fshtarat dhe përmendoret e ndryshme të Gjakovës. Rreth ores 12:00 do të jetë manifestimi qendror”.
“Familjar të shumtë nga Gjakova dhe e gjithë Kosova vijnë për t’i përkujtuar të gjithë ata që kanë dhënë gjakun për Kosovën”.
“Ata janë gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...