Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një letre të postuar në Facebook, ka shprehur admirim për Kosovën dhe ka kërkuar të mbahet edhe kur ia burgosin djemtë natën padrejtësisht.
Dedaj, në letrën e postuar në Facebook, ka treguar dell prej letrari duke admiruar vendin e tij në kohën kur po i ftohen nga Gjykata Speciale ish-luftëtarët dhe në kohën kur po e formon ushtrinë e saj.
Postimi i plotë i Dedajt:
“Leter Kosoves
Mbaju mbi gjunjet e plagosur
te shekujve pa meshire
mos kthe koken prapa e mos pyet ku iken netet pa gjum
Mbaju Kosova martire
se ky eshte shekulli yt qe do te marre ne gji si nena femiun e lindur ne male
Mbaju Kosova ime edhe kur te fyejne e djemt ti burgosin naten padrejtesisht pse ti doje lirine e shkelur
e zogjte te fluturojne lirshem mbi qiellin tend blu
Mos pyet per asnjerin nga ata, mos pyet per asnjerin nga ne, mos pyet as per mu
se harruan te kthehen per festa e harruan deren e kulles me 12 frengji
Ishin duke qendisur flamurin qe te mbulojne shtatin qe te mbulojne krahrorin Kosove ty
Mbaju se keshtu te duan malet e permendoret e lirise
e shiqimin hudhe matane vdekjes matane shpreses se jeta nuk kishte kuptim pa liri
ty te ka hije burreria e rrudhat ne shekujt ballore ty te ka hije shiu dhe malet mbuluar me bore
Mbaju dhe ngrite koken larte mbi Sharrin mbi Pashtrikun mbi shekujt plote gjak
Ti sot je ne harte je zot shtepie pret miqte ne konak
ke ushtrine tende e vorret roje te Atdheut
Mbaju Kosova ime burrneshe e Skenderbeut!
Shkup, 11 Dhjetor 2018″ (sic.), ka shkruar Dedaj. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/gjergj.dedaj.56/posts/1458524520949180
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju