Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se strategjia e Komisionit Evropian për zgjerim të Bashkimit Evropian i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë finale. Sipas tij, topi tash është gjuajtur te shtetet në rajon dhe popujt e tyre.
Deda në Interaktiv të KTV-së ka thënë se strategjia e Komisionit Evropian ka bërë të ditur se më nuk do të tolerojë vende ku ka elemente të kapjes së shtetit, korrupsionit, keqpërdorimit të pozitave shtetërore dhe ku s’ka ekonomi të zhvilluar. Sa i përket Kosovës ka thënë se me rëndësi është që të arrihet marrëveshja për normalizim me Serbinë.
“Evropa në një mënyrë e ka gjuajtur topin te shtetet në rajon dhe popujt në rajon. Kanë thënë se çdo vend i rajonit ka elementet e kapjes së shtetit, korrupsionin, keqpërdorimin e pozitave shtetërore, s’ka ekonomi të zhvilluar dhe këto duhet marrë fund. Për Kosovën është me rëndësi që deri më 2020-21 të kryhet demarkacioni me Serbinë e deri vitin e ardhshëm të përfundohet marrëveshja për normalizim dhe të ndalet kundërshtimi i Spanjës. Duhet që shtetësia e Kosovës të mos kundërshtohet prej askujt, në bazë të marrëveshjes që duhet të arrijmë me Serbinë”, ka thënë Deda.
Megjithatë, sipas Dedës, Kosova nuk mund të avancojë me qeverinë aktuale. Ai ka thënë se vendit i duhet një qeveri tjetër që nuk i neglizhon obligimet.
“Kosova e ka momentin historik, por jo me këtë qeveri. Mund të avancojmë shumë shpejt, por për këtë në zgjedhjet e ardhshme na duhet përkrahja e popullit. Këta që janë në pushtet nuk e çojnë Kosovën në Evropë. Duhen njerëz tjerë që të kthejnë kredibilitetin e vendit. Kosova ka pasur 22 prioritete deri në vitin 2018, ndërsa kemi mbërri vetëm dy. Domethënë kemi ngelur. Këta mendojnë që politika është llaf. Ajo s’është, duhet veprim. Kemi zyrën e BE-së që i monitoron institucionet. E shohin që institucionet tona janë rrush e kumbulla dhe se prioritetet s’përmbushen. Po të kishim zgjidhur demarkacionin më 2015/2016 sot do të ishim pa viza. Po t’i ishim përmbajtur obligimeve, sot do të kishim një datë të përafërt për kandidaturë. Por e kemi bllokuar veten dhe kemi hapur të tjera, si kjo me Specialen. Kemi udhëheqësi që po prodhon krizë. Ajo nuk do të sjellë asnjë rezultat pozitiv”, ka thënë Deda./Koha.net/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...