Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot “e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën”, shkruan arbresh.info.
Deda përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se javën tjetër me çdo kusht duhet të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar.
Ky është statusi i plotë i Dedës:
“Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njëjtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.
Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.
Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar”./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...