Ka përfunduar për sot tryeza e partive politike e thirrur këtë radhë nga PDK-ja.
Ilir Deda ka thënë se në emër të Alternativës ka kërkuar që të pajtohen për temat varësisht sa janë.
“Shembull herën e ardhshëm të diskutojmë për dialogun dhe a do të kemi konsensus për këtë. Pastaj për reformën zgjedhore a duhet të ketë ose jo reformë zgjedhore ose a do të kemi konsensus për këtë”, ka thënë Deda, raporton Arbresh.info.
Sipas tij koncensusi nuk do të thotë qeverisje.
“Ne mbetemi prapë opozitë por për këto tema duhet të ketë konsensus sepse janë tema të mëdha. Ne nuk po bashkohemi rreth PDK-së pasi këtë tryezë e ka filluar LDK-ja. PDK ka ofruar disa tema dhe ne s’kemi pasur kohë t’i diskutojmë por herën tjetër ne do të vijmë me konkluzione”, tha Deda.
Ai ka thënë se nuk e din pse në këtë tryezë nuk ishte e pranishme LVV.
“Ata herën e kaluar kanë thënë që do të marrin pjesë por se di pse nuk erdhën ndërsa Lista Serbe n’daq të vijnë ndaq jo. Herën tjetër e ka radhën LVV ta organizoj”, tha Deda./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...