Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka paralajmëruar se qytetarët e vendit këtë vit do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj.
Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “sivjet do të kemi zgjedhje të reja”.
Ai ka deklaruar se “do të kemi ndërrim të elitës politike në Republikën e Kosovës”.
“Zotëri Thaçi do të bëhet absolutisht irrelevant”, është shprehur ai, duke iu referuar presidentit të vendit.
Ai ka thënë se vendi do të bëhet sivjet me parlament e me qeveri të re, të cilat, sipas tij, s’do ta lejojnë Hashim Thaçin të merret me dialogun me Serbinë. /Express/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...