Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka theksuar se në Kosovë është vrarë një politikan i etnisë serbe, duke e bërë kështu shtetin më të ri në Evropë vendin e vetëm në Evropë ku ndodhë likuidimi i politikanëve.
Deda, në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se duhet pyetur institucionet e Kosovës, se çfarë kanë bërë për ruajtjen e sigurisë në vend, kur ka pasur një paralajmërim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për shtetasit amerikanë, që mos të vizitojnë veriun e Kosovës.
“Janë dy njerëz, që lidhen me krimin dhe pushtetin në veri, që i përgjigjen Republikë së Serbisë direkt. A po hesht shteti i Kosovës për kriminalitetin që ekziston në veri? A mos ka marrëveshje të fshehtë në mes Kosovës dhe Serbisë, për ta blerë qetësinë në atë pjesë?”, ka theksuar Deda.
Sipas tij, Ivanoviq më herët ka paralajmëruar se do ta formojë një parti politike, e cila nuk do t’i pëlqejë Serbisë, “e që mënjëherë ka ardhur reagimi nga ministri serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili pati thënë se vota për Ivanoviqin është vota kundër Qeverisë së Serbisë”.
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...