Deda përkrahë iniciativën e Limajt për demarkacionin

15:14 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili sipas tij, ka një ide të mirë që ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi të kaloj në Kuvend.

Deda ishte shprehur i bindur se me këtë ide të Limajt, do të pajtoheshin të gjithë deputetët e Kuvendit dhe demarkacioni do të plotësohej si kusht i vënë nga BE-ja.

Lidhur me këtë, Deda në një prononcim për Indeksonline ka thënë se me përkrahjen e kësaj iniciative do të zhbllokohet situata në vend.

“Siç kam deklaruar edhe më herët, kjo iniciativë duhet të përkrahet, sepse e zhbllokon bllokadën 3 vjeçare të ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi”, ka thënë Deda.

Sipas tij, Demarkacioni duhet të votohet patjetër gjatë këtij viti./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme