Deda paralajmëron pasoja pas arrestimit të shtetasve turq

16:15 | 29 Mars 2018
M. A.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar pas arrestimit të shtetasve turq gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar pasoja serioze në rast se të arrestuarit do të deportohen.“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë.

“Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Deda.

Ai tutje ka thënë se mund të ketë pasoja edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Të dëbuarit nga Kosova janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme