Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se Qeveria Haradinaj është e varur nga shantazhet e Listës Serbe.
“ Qeveria Haradinaj e ka lejuar vetën që të varet nga shantazhet e Listës Serbe. Ne të gjithë së bashku duhet ta sqarojmë pozicionin e Listës Serbe, deputetët e tyre nuk mund të betohen në Kushtetutën e Kosovës dhe pastaj jashtë kufijve të japin deklarata kundër këtij shteti”, theksoi Deda.
Ai shtoi se Lista Serbe është produkt i presidentit Thaçi dhe dialogut të tij në Bruksel.
Deda ka shtuar se pa konsensus të brendshëm politik, nuk mund të zgjidhen asnjëra prej temave të mëdha.
“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe çështja e dialogut me Serbinë, kërkon pajtim të brendshëm politikë, pa këto vështirë se mund të kemi rezultate”, është shprehur Deda, ka thënë Deda në një intervistë për telegrafin.
Deda ka theksuar se qeveria e tanishme duhet t’ia shtri dorën e bashkëpunimit opozitës për këto tema
“Asnjë nga këto tema nuk kanë me u zgjidh nëse nuk ka konsensus politik. Askush nuk ka mi zgjidh problemet e Kosovës nëse nuk ka konsensus”, tha Deda.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, mes tjerash theksoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë së paku brenda dy viteve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...