Deda: Nuk ka asnjë vend për dhunë në Kuvend, siç që nuk ka asnjë argument politik e juridik per mosvotim

18:52 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti Ilir Deda ka reaguar pas asaj që ka thënë deputetja Haxhiu për të.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se i vjen keq për arrestimin e deputetëve nga radhët e VV-së për shkak siç tha ai të veprimeve të tyre.

Ai madje ka shkaur se është një përpjekje për shpërqëndrimin e vëmendjes të opinionit public.

Statusi I plotë:

Eshte nje perpjekje per shperqendrimin e vemendjes te opinionit publik. Qytetaret e Kosoves jane duke u tensionuar pa nevoje ne pritje per ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi qe do te ndodhe sot. Me vjen shume keq per arrestimin e kolegeve deputete nga radhet e VV-se per shkak te veprimeve te tyre. Ajo cka eshte paresore eshte qe jane 80 deputete ne Kuvendin e Kosoves qe do ta ratifikojne demarkacionin me Malin e Zi. Ndersa, nuk ka asnje vend per dhune ne Kuvend, sic qe nuk ka asnje argument politik e juridik per mosvotim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme