Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se “nuk duhet të habitemi me mosmbajtjen e premtimit nga ana e Hashim Thaçit, për formimin e ushtrisë së Kosovës”.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nuk është hera e parë që presidenti aktual i vendit tërhiqet nga pozicioni i tij.
Këtë gjë, sipas Dedajt, e kemi parë shpesh në këto vitet e fundit.
“Thaçi me iniciativën e tij individuale, duke e trajtuar Kosovën si pronë private, e ka dëmtuar çështjen e krijimit të ushtrisë dhe tash na duhet shumë më shumë punë se sa që kishim bërë sikur mos ta kishte ndërmarr këtë iniciativë pa konsultime dhe pa konsensus. Llogari pa hanxhi”, ka shkruar Deda.
Aksident në Durrës – makina përplas një të moshuar, sh...
Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëko...
Driloni dhe Anisa ushtrojnë boks së bashku
Vedat Muriqi i shënon Barcelonës, menjëherë pasi u kthye nga...
Debate rreth ndarjes së punëve të shtëpisë nga Sara
LDK në Lipjan bën publike pesë emrat e kandidatëve për deput...