Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka thënë se çështja e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të zgjidhet gjatë muajit shkurt.
Ai në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se nëse nuk kalon demarkacioni gjatë këtij muaji, për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë liberalizim të vizave deri në vitin 2020.
“Nuk mendoj që demarkacioni do të na mbetet barrë. Unë dua të jem optimist rreth kësaj teme dhe shpresoj se në muajin shkurt do të kryhet. Populli ynë duhet më ditë që nëse nuk e zgjidhim demarkacionin shpejt, duhet t’i harrojmë vizat deri në vitin 2020”, ka shtuar Deda.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për Gjykatën Speciale, Strategjinë e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për qeverisjen Haradinaj. /Telegrafi/
Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në I...
Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosov...
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...