Google ADS

Deda: Na duhet bashkim politik, që dhjetëvjetëshi i ardhshëm të mos jetë si i kaluari

20:04 | 12 Shkurt 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Kosovës i duhet më shumë bashkëpunim politik e shoqëror, në mënyrë që të garantohet një dekadë tjetër nga kjo e para.

“Në prag të 10 vjetorit të shtetësisë – ku turbo-patriotizmi folklorik, deklarativ e totemik shndërrohet në qëndrim patriotik politik. Ku hajnia do të thotë ‘forcë’, ku guximi shihet si budallallëk, e ku matrapazllëku shihet si vlerë”, ka shkruar Deda në llogarinë e tij në Facebook.

“Në prag të këtij 10 vjetori na duhet përbashkim politik e shoqëror i tillë që na garanton që 10 vjetshi i ardhshëm të mos jetë si ky i kaluari”, ka vlerësuar deputeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme