Google ADS

Deda: Mos shkarkimi i ministrave me aktakuzë bie ndesh me kërkesat e BE-së

12:17 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë.

Postimi i tij i plotë:

“Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion.

Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme