Google ADS

Deda: Mos na i dëshmoni gabimet e ish-Komisionit e pataten e nxehtë t’ua leni deputetëve

11:10 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka kërkuar nga Komisioni shtetëror për demarkimin e vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi që të mos dëshmoj në fund të fundit vetëm gabimet e Komisionit të kaluar e pataten e nxehë t’ua lë 120 deputetëve të Kuvendit.

Deda ka thënë se ky Komision duhet të dalë sa më shpejt me një rezultat pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur, shkruan arbresh.info.

“Ajo çka nuk duhet të ndodh, si përfundim i punës suaj është që vetëm të na dëshmoni gabimet e Komisionit tuaj dhe mandej pataten e nxehtë t’ia leni 120 deputetëve. Situata aktuale ndërkombëtare është kundër Kosovës sa i përket çështjes së demarkacionit. Ne nuk kemi kohë, nuk mund ta presim janarin dhe shkurtin e vitit të ardhshëm për raportin tuaj”, ka thënë Deda.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme