Google ADS

Deda: LDK-AKR-Alternativa do t’i jap kuptim lirisë, demokracisë e pavarësisë

14:53 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Alternativa për Kosovën, Ilir Deda ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do t’i jap kuptim tri fjalëve, lirisë, demokracisë dhe pavarësisë në Kosovë.

Deda në një fjalim para të rinjve me të cilët debatoi sot kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se çlirimin e dytë Kosova do ta ketë me 11 qershor, shkruan arbresh.info.

“Koalicioni ka me i dhanë kuptim tri fjalëve Lirisë demokracisë e pavarësisë. Çlirimin e dytë të Kosovës kemi do ta bëjmë bashkë me 11 qershor”, ka thënë Deda./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme