Ilir Deda mohon se do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.
Kandidati për deputet nga Alternativa në një prononcim për arbresh.info ka thënë se deklaratat e Milaim Zekës se dy deputetë të kësaj partie do ta votojnë Ramush Haradinaj për kryeministër janë spekulime.
“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike, spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda në një përgjigje dhënë arbresh.info.
Sot ish gazetari, tanimë i inkuadruar në politikë Milaim Zeka ka thënë se janë gjithsej 12 vota nga koalicioni LAA që do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër./Arbresh.info
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK