Nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se është i inkurajuar nga përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas tij, me këtë përbërje është fuqizuar jashtëzakonisht shumë brezi i ri i politikës.
Deda, që është rizgjedhur deputet me 15,567 vota, ka thënë gjithashtu se kjo përbërje garanton ligje më të mira për qytetarët dhe zhvillim të demokracisë parlamentare.
“Jam thellësisht i inkurajuar me përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo garanton ligje më të mira për qytetarët tanë, debat më thelbësor, mbikëqyrje më të madhe të ekzekutivit dhe me shumë rëndësi – zhvillim të demokracisë tonë parlamentare”, ka shkruar Deda në Facebook.
Me këtë përbërje të re në Kuvend kemi fuqizim të jashtëzakonshëm të brezit të ri politik. Kësaj radhe Alternativa përfaqësohet me 2 deputetë. Nga unë 15,567 herë faleminderit”, është shprehur Deda.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës