Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.
Dedanë televizionin T7, ka thënë se Thaçi s’duhet të lejohet ta realizojë këtë projekt.
Sipas tij, është e çuditshme se si presidenti i vendit po mbështet një ide të Dobrica Çosiqit për ndarjen e Kosovës, të cilën ai e ka quajtur shoviniste e fashiste.
Deda e ka cilësuar Thaçin nxënës të Çosiqit.
Kujtojmë se ideja për ndarjen e Kosovës si projekt është promovuar më së shumti në Beograd nga elita e atjeshme politike.
Shkrimtari dhe politikani i njohur serb, Dobrica Çosiq, e kishte elaboruar publikisht idenë e tij për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të përhershme të konfliktit shqiptaro-serb.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja