Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka theksuar se kandidatja e kësaj partie, në garën e balotazhit, në Komunën e Gjakovës, do të kërkojë mbështetjen e drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Deda në emisionin “Info Box”, i ka falënderuar gjakovarët për mbështetjen që ia kanë dhënë kryetares aktuale, duke shtuar se “këto rezultate i kanë hedhur poshtë spekulimet se Alternativa nuk do të jetë as në balotazh”.
“Besoj se qytetarët e Gjakovës do të votojnë për projektet zhvillimore të së ardhmes dhe në asnjë mënyrë nuk do të kthehen në gjendjen e para vitit 2013”, ka shtuar Deda.
Duke folur për koalicionet eventuale në garën e balotazhit në Gjakovë, Deda ka thënë se votuesit nuk mund të dirigjohen me sustë për kënd do të votojnë, dhe se sipas tij, jo çdo herë vendimet e qendrës për koalicion, respektohen nga votuesit e asaj partie.
“Në këto katër vite kryetarja e Gjakovës ka sanuar dëme të cilat janë shkaktar nga qeverisja e mëparshme. Një katër vitet e ardhshme do të paraqitet vizioni për zhvillimin e kësaj komune”, ka shtuar Deda.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?