Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka komentuar arrestimin e Marko Gjuriq Gjuriq u arrestua në Mitrovicën e Veriut pasi hyri në territorin e Republikës së Kosovës pa lejen e shtetit, dhe u deportua në Serbi.
Ilir Deda me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se arrestimi i Gjuriqit ishte vendim i duhurm duke shtuar se në këtë përplasje sovranitetesh sot, Kosova fitoi. Shkrimin e plotë të Dedës mund ta lexoni në vazhdim.
“Shteti i Kosovës sot tregoi që nuk lejon të nëpërkëmbet nga ata që ishin bashkë në qeverisjen e Millosheviqit. Arrestimi i Marko Gjuriqit është veprim i qëlluar, dhe duhet t’i tregojë Serbisë që nuk munden më eksponentë të Qeverisë së Beogradit të vijnë e provokojnë në Kosovë. Ajo kohë ka perënduar një herë e përgjithmonë me 1999. Në këtë përplasje sovranitetesh sot, Kosova fitoi. Por, nuk guxojmë të biem pre e euforisë. Tash duhet me shumë mençuri të bëhet çdo hap i radhës”, ka shkruar Deda.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia