Nënkryetari i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda ka thënë se kjo parti do të mbetet në koalicion me LDK-në pavarësisht se AKR e cila ishte po ashtu në këtë koalicion ka prishur sot marrëveshjen.
Deda, këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati para pak çastesh bashkë me bartësin e listës së deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti dhe nënkryetarin e VV-së, Dardan Sejdiu, shkruan arbresh.info.
“Mendoj se është hap i duhur, pak jemi vonë, shumë jemi vonë por prapë se prapë është mirë që kemi filluar të takohemi. Gjithsesi, Alternativa mbetet në koalicion me LDK-në”, është shprehur Deda.
Sa i përket prishjes së koalicionit nga ana e AKR-së, Deda ka thënë se atë e sheh në fuksion të presionit politik që LDK-ja me Vetëvendosjen ta arrijë sa më shpejt platformën e tyre qeverisëse./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...