Deda: 19 deputetë nuk mund të ndalin vullnetin e shumicës

12:14 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se 19 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund ta ndalin vullnetin e shumicës së deputetëve.

Ai e ka quajtur qesharak veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila sot hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në momentin kur kryeparlamentari Kadri Veseli po hidhte në votim demarkacionin, shkruan Arbresh.info.

“19 deputetë nuk mund të ndalin vullnetin e shumicës dhe dhuna nuk mund të ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Deda./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme