Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka cilësuar si ‘goditje të padrejtë’ për komunën që udhëheqë, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.
Në një postim në Facebook, Ramosaj e ka quajtur një goditje tjetër për Deçanin kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i renditur “të padrejtat”, ndaj kësaj komune.
“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një urdhër ekzekutiv i kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti! Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua ‘Zona e Veçantë e Mbrojtur’, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në: ndërtimin e rrugës; ndërtimin e shtratit të lumëbardhit; në ndalimin e shfrytëzimit të ‘Pushimores së Fëmijëve’; e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”, shkroi ai.
Gjithashtu, ai tha se Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloi dhe kufizoi mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani është dashur të jenë të përfunduara.
“Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik.
Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektarë të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të kryeministrit”.
Ai ka theksuar se ka tri vjet që pret për një takim me kryeministrin Kurti për të diskutuar lidhur me këtë çështje.
“Qe tri vite po pres që ky kryeministër të më takojë një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha urdhër ekzekutiv sot! ‘Kur nuk je i zoti të bësh një hair në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”, shtoi ai./Arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës