Deçani me mbi 4000 veteranë të UÇK-së, 7 komuna tjera me asnjë

13:13 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Komuna e Deçanit prin me numrin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas statistikave të skemës së pensioneve, për këtë kategori, del se kjo qytezë është përfituesja më e madhja.

 

Pension mujor marrin hiq më pak se  4183 persona, apo 12% e numrit të përgjithshëm të veteranëve (mbi 36 mijë).

Pas Deçanit, renditet Prishtina me 3.793 veteranë. Menjëherë pas saj vije Gjakova me 3430 si dhe Peja me 3409.  Ndërsa, Skenderaj nuk qëndron edhe aq keq. Kjo komunë ka të regjistruar mbi 2 mijë veteranë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, në statistikat e më poshtë mund t’i shihni edhe disa vende të cilat s’kanë asnjë veteranë. Bëhet fjalë për komunat që janë të banuara me shumicë joshqiptare; Mamushe, Graqanica,  Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovica Veriore, Zubin Potok.

Kurse, Zveçani ka të regjistruar  3 persona ndërsa Leposaviq 4.

 

Më poshtë, tabela:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme