Google ADS

Deçanasi ndërron jetë nga zjarri që përshin shtëpinë e tij

09:52 | 6 Janar 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Carrabreg të Epërm të Deçanit, të premten ka ndërruar jetë një person si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë shtëpinë e tij, shkruan arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Ato zjarrfikëse e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit të policisë me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës K-Shqiptar u lirohet familjarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme