Së fundi, në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë e Bernës për pjesëmarrje në rrahje dhe për tentim vrasjeje të qëllimshme e kishte dënuar me katër vjet e gjysmë burg.
Pastaj Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra
Gjykata Administrative e Solothurnit ka vendosur që kosovari 29 vjeçar pas vuajtjes së dënimit me burg të lëshojë menjëherë Zvicrën gjegjësisht të dëbohet në Kosovë. E veçanta në këtë rast është se ai tashmë është dëbuar dhe jo vetëm ai por edhe gruaja dhe dy fëmijët.
Personi sot 29 vjeçar kishte ardhur në Zvicër në vitin 1992 në kuadër të bashkimit familjar, shkruan solothurnerzeitung.ch. Ai si i ri kishte filluar të binte në kundërshtim me ligjin, duke e përsëritur këtë shumë herë. Së fundi, në dhjetor 2014 nga Gjykata e Lartë e Bernës për pjesëmarrje në rrahje dhe për tentim vrasjeje të qëllimshme ai ishte dënuar me katër vjet e gjysmë burg. Nisur nga ky dënim, Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit, në janar 2016 ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Dëbimi do të bëhej madje saktësisht në ditën e mbarimit të vuajtjes së dënimit.
Bashkëshortja e tij kishte ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 2012 në kuadër të bashkimit familjar. Edhe asaj dhe fëmijëve i ishte refuzuar vazhdimi i lejes së qëndrimit dhe i ishte vendosur një afat për lëshim të Zvicrës për 31 mars 2016. Ankesa e tyre e bërë në Gjykatën Administrative u hodh poshtë më 13 prill 2016. I vetmi lëshim që iu bë atëherë gruas dhe fëmijës ishte caktimi i një afati prej dy muajsh për lëshimin e Zvicrës.
Me një ankesë të bërë në Gjykatën Federale, avokatja e tyre kishte kërkuar sërish që familja të lejohej të qëndronte në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por gjykata e përmendur nuk kishte treguar fare mëshirë për kryefamiljarin. Kështu, ai duhej që përfundimisht të lëshonte Zvicrën, ditën që do të përfundonte vuajtjen e dënimit. Ndërsa rasti i gruas dhe fëmijëve u kthye në Gjykatën Administrative që ajo të merrte vendimin.
Dhe kjo gjykatë në vendimin e saj të marrë më 21 mars 2018 e ka korrigjuar vendimin e mëparshëm duke ua vazhduar lejen e qëndrimit gruas dhe fëmijëve deri në datën e përfundimit të vuajtjes së dënimit të kryefamiljarit. Ky “lëshim” i bëhej për shkakun se gruaja nuk kishte rënë ndonjëherë në kundërshtim me ligjin dhe familja nuk kishte shfrytëzuar asnjëherë ndihma sociale.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...