Debatohet për barazinë mes grave dhe burrave në Kodin Civil

07:15 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, në Prishtinë do te mbahet debat mbi barazinë mes grave dhe burrave në Kodin Civil.

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me programin e Kodit Civil është duke organizuar debat mbi barazinë e burrave dhe grave në të drejtën civile.

Ndryshimet në Kodin Civil duhet të garantojnë të drejta të barabarta për gratë dhe burra në Republikën e Kosovës, në të gjitha aspektet e jetës.

Ligji për Familje, Ligji për Trashëgimi, por edhe Pronësia e pasurisë dhe aseteve tjera duhet të ofrojnë barazi në të gjitha rrethanat.

Çështja e barazisë në kontekstin shoqëror mund të adresohet përkitazi vetëm nëse ligjvënësit hartojnë dispozita ligjore të cilat garantojnë të drejta të barabarta.

Gjatë debatit, do të shqyrtohet edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nëse ligjet në fuqi apo çfarëdo projektligji në procesin e hartimit është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme