Veseli në asnjë moment nuk ka përmendur ish liderin e PDK’së Hashim Thaçin e po ashtu as këmbimin e territoreve me Serbinë, duke e bërë të qartë vetëm në fund të shkrimit autorial se Kosova nuk duhet të ndryshojë kufijtë e saj.
“Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë” ka shkruar Veseli.
Analistët vlerësojne se ideja e Thaçit nënkupon edhe ndarjen e Kosovës, pasi në bazë të saj që po përmend ai i bie që Kosova duhet të japë tokë për ta marrë Luginën e Preshëves.
Veseli ka thënë se ndarja e Kosocës është një pretendim i mocëm i Serbisë.
“Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999” ka shkruar Veseli.
Por, derisa është kujdesur për të mos lënduar raportet me Thacin, Veseli është treguar i pamëshirshëm ndaj LDK’së duke e fajësuar për krejt atë që po ndodhë në skenën politike ditëve të fundit për cështejen e bisedimeve me Serbinë.
“Por, le të ndalemi e të rikujtojmë të gjithë se si nisi e tërë kjo. Kur propozuam tryezë partish, me qëllimin që në mënyrë demokratike t’i bisedojmë të gjitha çështjet serioze të dialogut dhe jo vetëm, e pastaj, përmes konsensusit dhe në mënyrë institucionale e të argumentuar, t’u japim zgjidhjen më të mirë këtyre çështjeve – kjo iniciativë nuk u përmbush, shkaku i mosbashkëpunimit partiak, i motivuar krejtësisht nga agjendat e ngushta partiake, e aspak shtetërore” shkruan Veseli.
Ai më pas ka përmendur edhe debatin që është bërë në Kuvendin e Kosovës javën që shkoi, por që përfundoi pa konsensus.
Veseli kritikon partitë opozitare duke thënë se ato janë kapluar nga sindromi i bajraktarizmit.
“Partitë politike opozitare në Kuvend nuk pranuan të jenë pjesë e përgjegjësisë shtetërore, pjesë e dialogut, i cili adreson interesat e shtetit, e jo të partive politike. Fatkeqësisht, sindromi i vjetër i bajraktarizmit primitiv po shfaq shenjat e tij në krejt këtë situatë” vazdon Veseli.
E goditjen më të madhe e rezervon për Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila sipas tij ka ndikuar që në Kosovë të shpërthejë ky debat.
“Sigurisht që përgjegjësinë kryesore për këtë e bartë LDK-ja, e cila, në njërën anë, poshtë e lartë, vetëpromovohet si parti institucionaliste, derisa, në anën tjetër, praktikisht vepron kundër frymës institucionale. Respektimi i kësaj fryme sot, më shumë se kurrë në këto dhjetë vite, është domosdoshmëri dhe obligim i të gjithë përfaqësuesve politikë në vend” ka shkruar kreu i PDK’së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...