“Debatet në Kuvend po dëmtojnë luftën e pastër të UÇK-së” (VIDEO)

21:44 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, në një intervistë dhënë portalit Arbresh.info ka folur edhe për formimin e ushtrisë, ndërsa shton se debatet e fundit rreth luftës  në Parlament nuk po i pëlqejnë, pasi që po dëmton luftën e pastër të UÇK-së.

“Ushtria është dashur të formohet fill pas lufte, sepse e ka një disiplinë, por duke e pasur parasysh gjendjen në vend ma mirë vonë se hiq. Mendoj problemi ka qenë të ndërkombëtarët për shkak të disa marrëveshjeve që i kanë bërë ka shtyrë procedurën për formimin e ushtrisë.  Debatet që po bëhen mes personave që kanë qenë të involvuar në UÇK, me qenë i sinqertë nuk janë të mira, sepse shokët e luftës nuk duhet të prishen në mes veti. Por nëse ka diçka private është dashur të bëjnë padi në prokurori e jo në Kuvend”, tha ai.

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme