DEBAT në burgun e Lipjanit, programi që po edukon të miturit deri në pendim

14:06 | 30 Janar 2021
Arbresh.info

Janë nisur për të ndjekur programin EQUIP dhe portali arbresh.info ka ndjekur nga afër një diskutim të miturve me zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Ata do të diskutojnë për egocentrizmin, dhe pasojat e tij.

Oficerja korrektuese, Flaka Ymeri, tregon se sa kanë vërejtur ndryshime të sjelljeve të pjesëmarrësve gjatë ndjekjes së këtij programi.

Këta të mitur po diskutojnë edhe për sjelljet, konkretisht se prej çka kushtëzohen?

Një diskutim mjaftë i nxehtë bëhet edhe kur ata diskutojnë në lidhje me fajësimin e të tjerëve.

Enisi pendohet për shumë vepra tashmë kur ka ndjekur programin EQUIP, dhe thotë se nuk do t’i përsëriste kurrë.

Programi EQUIP implementohet nga viti 2013, i mbështetur nga Komiteti Holandez i Helsinkut, që ka trajnuar stafin Ky program zhvillohet në grupe me nga gjashtë persona./A.Shkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme