Hykmete Bajrami ka zbuluar se LDK-ja e kishte kusht që mocioni të mos merrte votën e PDK-së, derisa menjëherë pas kësaj të kalonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin.
Kjo sipas Bajramit dëshmon se PDK-ja nuk e kishte hallin te mungesa e vendimeve të mëdha, por krejt tjetërkund.
“Le të tregojë se në çfarë afati do e kalojë PDK-ja dhe me kë do ta shtyjë tutje këtë version të demarkacionit”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
“Veseli ka kërkuar që të ketë nënshkrime të deputetëve që do ta kalojnë demarkacioni, që nuk është as praktikë demokratike as kushtetuese”, ka thënë Bajrami.
Përball saj, ish-deputetja Ganimete Musliu, i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë.
“Po më vjen mirë që LDK-ja veç e ka pranuar se PDK-ja do të jetë e para, dhe do ta ketë primarin për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë Musliu.
“Ky vend është çliruar nga keqqeverisja”, ka thënë më tej ajo.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...