Deputeti përfaqësues i koalicionit LDK-AKR, Avduallah Hoti, ka replikuar me deputetët e PAN-it, Enver Hoxhaj e Bilall Sherifi, pas deklarimit të këtyre të fundit se nuk do të jenë në seancën e nesërme të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, që vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot jemi vetëm për të diskutuar për seancën. Ju po hapni biseda të parëndësishme andaj kërkoj mirëkuptim,” është shprehur Hoti.
Sipas tij ende nuk dihet kandidati i PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Atëherë duam të dëgjojmë diskutimin e juaj kur jeni të gatshëm të merrni pjesë.”
Deputeti, Enver Hoxhaj, bënë ftesë për politikë të konsensusit për mbajtjen e seancës së ardhshme.
“Dhe në seancë do ta propozojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, dhe Ramush Haradinaj për kryeministër,” është shprehur Hoxhaj.
Edhe Sherifi ka treguar se nuk pajtohet me mbajtjen e seancës të enjten, por nuk ka dhënë ndonjë propozim se kur do të mbahet./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi