Tubimi publik i Vetëvendosjes ka përplasur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe deputetin e Vetëvendosjes Fitim Uka.
Sipas Ukës shmangia e përgjegjësisë shkaku i një tubimi nuk është arsye.
“Ideja për me shmang përgjegjësin duke thënë se ka pas shqetësim për tubimin në shesh nuk pinë ujë. Numrat po flasin ndryshe”, ka thënë ai.
E ministri, Armend Zemaj i tha anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë, Fitim Ukës se nuk është duke e kuptuar.
” Po më duket se nuk jeni duke kuptuar nuk jam i interesuar që këtë çështje ta kthej në çështje politike. Kemi disa qendra të thirrjeve ne Ministri, të lus të flasim për çështjen jo për politikë. E lehtë është ballafaqimi i numrave në izolim, ka thënë Zemaj.”./arbresh.info/
Deputeti, Fitim Uka nga Vetëvendosja ka ngritur pikëpyetje nëse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj diskuton me kryeministrin, Avdullah Hoti.
“Ju keni deklarata kontradiktore me Avdullah Hotin. Ai thotë me i kthyer masat e ju po thoni jo edhe për kundër rritjes së numrin të rasteve. A diskutoni mes veti”, ka thënë Uka.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministri të Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan arbresh.info.
“Unë e vlerësoj këtë. Nuk kom marr shumë vendime. Vendimet janë të analizuara dhe që dëshmojnë ecjen graduale. Nëse i adresoni vendimet që u potencuan për lehtësonin e masave është që nga 4 maji. Si Ministër i shëndetësisë unë mund të them se do të bëje çmos që mos të ketë rikthim të masave pasi që kjo do të shkatërroj shëndetin, ekonomin e psikologjinë e qytetarëve. Është vendimi më i lehtë me i dërguar qytetarët në vetë izolim por unë se preferoj. Unë e kom preferuar ballafaqimin e situatës. Po e potencoj asnjë vendim që e rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të mirret nga Ministria e as nga Qeveria. Kur unë e kam heq masën e lëvizjes 24 orë jo që nuk ka qenë e respektuar por as qytetaret nuk kanë qenë të informuar pasi ka qenë masë e respektuar në mënyrë selektive nga Qeveria e kaluar. Avdullah Hoti është tmerruar kur ju i keni dërguar të gjithë ata qytetarë në shesh e këta filma tuaj edhe të partisë tuaj nuk shiten”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...