Google ADS

De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester City

17:48 | 25 Nëntor 2024
D.H

Manchester City është duke kaluar në një formë aspak të mirë ku ka pësuar pesë humbje me radhë në të gjitha garat.

City nesër e luan sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Feynordit, shkruan Arbresh.info.

Teksa sot në konferencë për media ka dal Kevin De Bruyne, i cili dy lojët e fundit është inkuadruar si zëvendësues në sfidat e “Citiziens”.

Lojtari në fjalë u përfol shumë nëpër media se ai do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij do t’i përfundojë.

Lidhur me këtë situatë ka folur vetë futbollisti belg.

“Bisedimet për kontratën time do të vijnë, nëse nuk vijnë bisedime atëherë është viti im i fundit. Pra, nuk e di, po përpiqem të jem i sinqertë. Njerëzit mund të thonë ose të shkruajnë për këtë, unë nuk mund të ndikoj në këtë, thjeshtë dua të luaj futboll të mirë dhe të shohim se çfarë na pret e ardhmja”, ka thënë De Bruyne në konferencë për media.

33-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015 ku është një prej lojtarëve kryesor në sukseset e këtij kluBI./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme