Google ADS

David Hale sot vjen në Prishtinë

07:20 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Prishtinë.

Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e palëve për vazhdim të dialogut, ka nisur dje në Beograd, ku ka takuar udhëheqësit serb, ndërsa sot në Prishtinë do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës.Kjo vizitë pritet të jetë vendimtar lidhur me epilogun që do të marrë taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Kujtojmë se javën që lamë pas, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, si dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

E, kërkesat e Amerikës kanë nxitur përplasje në mes spektrit politik në Kosovë, pasi që disa nga ta këmbëngulin se duhet të këshillat amerikane, ndërkaq të tjerët në këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj pohon se taksa duhet të pezullohet vetëm në rast se të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, kjo e fundit do ta njoh shtetësinë e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme