Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, i cili ndodhet në Gjermani për trajtim mjekësor, është vizituar sot nga kolegu i tij nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Meta ka publikuar dy fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku duket mirë me shëndet, pas disa operacioneve, në shoqërinë e Haradinajt dhe bashkëshortes së tij.
Edhe Haradinaj ka publikuar fotografi në faqen e tij zyrtare. “Me mikun tim Bardhyl Meta, që e kaloj këtë sfidë të madhe shëndetësore”, ka shkruar Haradinaj në legjendën e fotografive.
Qeveria ka ndarë 34 mijë euro për shërimin e deputetit Meta nga kanceri.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?