Daut Haradinaj tregon se a është intervistuar nga Gjykata Speciale

23:56 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për Gjykatën Speciale, që do të hetojë dhe gjykojë krimet e supozuara të luftës në Kosovë.
Haradinaj, gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk është intervistuar nga kjo gjykatë, që selinë e ka në Hagë.

Ai po ashtu ka thënë se, me aq sa ka njohuri, asnjë zyrtar i Aleancës nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet drejtësisë – dhe se në të kaluarën vullnetarisht është paraqitur për t’u ballafaquar me akuzat.

“Kemi dhënë prova që nuk i tutemi drejtësisë. Jemi të gatshëm në çdo situatë të ballafaqohemi me drejtësinë”, është shprehur ai.

“Drejtësisë duhet t’ju frikësohen vetëm ata që kanë bërë krime në Kosovë – e që janë serbët”, ka thënë Haradinaj.

“Unë nuk e mbaj mend që ka folur kush me mua prej ndërkombëtarëve, jo për të më intervistuar, por as që e ka përmendur Gjykatën Speciale”, ka deklaruar ai.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2013377055583341/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme