Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.
Haradinaj ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.
“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.
Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
“Ne kemi bërë analiza, ka pas argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pas rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”.
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...