Daut Haradinaj: Specialja e ftoi Ramushin sepse nuk e hoqi taksën

00:13 | 18 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Daut Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD pohoi se ishte pikërisht vendosja e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që bëri që Ramush Haradinaj të pranojë thirrje nga Gjykata Speciale.

“Jam i bindur një mijë përqind që heqja e taksës e ka kthyer Ramush Haradinajn në Tribunalin e Hagës si i dyshimtë, kushtimisht, dhe kësaj radhe pa asnjë pikë, pa asnjë përfolje, pa asnjë temë konkrete përpos që ka qenë Komandant i Zonës së Dukagjinit”.

“Nuk kanë arritur me e shty me heqë taksën dhe si rezultat i kësaj akterë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe Serbinë dhe Rusinë dhe aleate të tyre – sidomos pretendentë për ndarjen e Kosovës – kanë dorë në këtë formë të ftesës së tij”.

Haradinaj në Analiza Zgjedhore gjithashtu diskutoi edhe për komentet e akterëve të ndryshëm politik lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Partnerët e koalicionit duhet të kenë kujdes kur e kontestojnë dorëheqjen e Ramush Haradinajt në këtë rast”.

“Nëse ata historikisht janë thirrur në vlera të luftës dhe tash bëjnë me gisht se pse dha dorëheqje – unë asnjëherë s’kisha pas qef me i pa – por çfarë nëse ata nesër ftohen nga Gjykata Speciale”.

“Duhet ta kuptojmë se nuk është thirrur Haradinaj për tema personale, por për një kauzë dhe për të cilën ne sot mburremi. Ata e kane krijuar Gjykatën Speciale dhe pikërisht ata që e sot e kthejnë gishtin dhe thonë se ky e përdori politikisht, ata e kanë krijuar”.

Sa i përket bashkëqeverisjes 18 muajshe me PDK-në, Haradinaj tha se në raport të funksionimit të Qeverisë së Kosovës kanë qenë korrekt mirëpo nuk janë pajtuar në tre pike – dialogu, shkëmbimi i territorit dhe taksa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme