Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV’në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV’në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”, tha Haradinaj.
“Po ne në politikë jemi. Kemi dallime substanciale por nuk domethënë që jemi armiq. Me askënd në Kosovë nuk jemi armiq politik. Kundërshtarë politik e mendime ndryshe por jo armiq”, shtoi ai në Klan Kosova.
Haradinaj thotë se në vend s’ka më vija të kuqe.
“Në Kosovë vijat e kuqe janë heq herët. Vetëm kur vjen fushata përmenden për konsum të brendshëm”, tha Haradinaj.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...