Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë për Express se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit të Deçanit.
Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqësit e Manastirit të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një rrugë e cila ndihmon zhvillimin e atij rajoni që lidhet me Malin e Zi.
“Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për cka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, ka thënë Haradinaj, për Express, të dielën.
Daut Haradinaj, i cili ka qenë edhe pjesë e UÇK’së, ka kujtuar kohën edhe të luftës kur Manastiri është ruajtur dhe nuk është prishur. Madje, ka thënë se këtë objekt, shqiptarët, e kanë ruajtur me shekuj. Dhe nuk do ta prekin as tash.
“Tendenca për t’i dhënë ngjyrim etnik një rruge e cila është shpresa e vetme e mija qytetarëve të Deçanit është krejtësisht e papranueshme. Si qytetar i kësaj zone, dëshiroj të ju kujtoj palëve kundërshtuese se janë pikërisht këta banorë që me vite e shekuj kanë ruajtur si vlerë Manastritin e Decanit. As edhe një guri i vetëm nuk është dëmtuar gjatë luftës”, ka shtuar ai.
“Prandaj, tash e pas plot 19 vitesh të kundërshrshtosh një rregullim të infrastrukturës në emër të zhurmës, apo Zonës së Mbrojtur, s’është gjë tjetër pos politike dhe aspak njerëzore”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, Manastiri i Deçanit ka kundërshtuar ndërtimin e rrugës për Plavë dhe për këtë i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët. Madje, Ambasadori i Amerikës ka thënë se është mirë që ndërtimet në atë rrugë janë ndalur.
“ Ndërtimi në zona të mbrojtura është i ndaluar me Ligjin për Zonat e Mbrojtura që u miratua nga Parlamenti i Kosovës. Shkelja e këtij ligji, nënkupton refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të bëj implementim vendimin të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke i konfirmuar të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit përfaqëson shkeljen më flagrante të institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit.
Ambasadori Amerikan ka reaguar me një deklaratë lidhur me këtë çështje duke thënë se duhet të ndërpriten punimet e rrugës Deçan – Plavë. Kundër ndërtimit të kësaj rruge kanë dalur edhe përfaqësuesit e OSBE në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 12 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të kësaj rruge e nisur para katër vitesh.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...